Bashkëshorti i Caroline, 20-vjeçares që u vra në mënyrë barbare nga grabitësit në shtëpinë e saj është shoqëruar me helikopter nga policia mesditën e sotme gjatë ceremonisë përkujtimore të së shoqes.
Mediat greke bëjnë me dije se 32-vjeçari Babis Anangnostopolos do të japë shpjegime në lidhje me disa dyshime të hetuesve mbi ngjarjen që tronditi Greqinë në muajin maj.
Ai do duhet të shpjegojë se kush i hoqi kamerat e sigurisë në banesë të cilat sipas grupit hetimor kanë kryer regjistrimin e fundit rreth orës 01:10 minuta. Ndërkohë që sipas tij grabitësit kanë hyrë në banesë rreth orës 04:00 dhe janë larguar rreth orës 05.40 të mëngjesit.
Dyshimet e policisë janë ngritur edhe nga fakti se të gjitha gjurmët e grabitësve u fshinë nga banesa. Ndërkohë 32-vjeçari ka pasur lidhje telefonike me familjarët e tij gjatë kohës kur ka deklaruar se ishte i lidhur nga grabitësit.
Nga ana tjetër, 20-vjeçares iu bë ndryshimi i regjistrimeve të orës biometrike që ajo mbante në dorë duke zhdukur të dhënat e rrahjes së zemrës dhe duke e bërë të pamundur zbulimin e saktë të orës së vdekjes së saj.
Një tjetër pikë që duhet të shpjegojë para hetuesve janë kushtet e vendosura nga viktima në një kontratë sigurimi që thotë se nëse Caroline do humbte jetën familjarët e saj do të përfitonin 1.000.000 euro. m.v/abcnews.al