Dyshohet se kishin lidhje me Kujtim Fejzullahin, dy të arrestuar në Zvicër

schedule19:57 - 3 Nëntor, 2020

schedule 19:57 - 3 Nëntor, 2020

Policia zvicerane ka vënë në pranga dy persona të cilët dyshohet se kanë lidhje me sulmin e ndodhur një natë më parë në Vjenë ku si pasojë humbën jetën 4 persona dhe u plagosën 17 të tjerë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se personat e ndaluar kanë pas lidhje me autorin e kësaj ngjarje, 20 vjeçarin Kujtim Fejzullahun nga Tetova e Maqedonisë së Veriut.

Arrestimi i dy personave, 18 dhe 24-vjeçar u bë në qytetin e Winterthur, qytet që ndodhet afër kufirit me Gjermaninë. Të dy personat u arrestuan në koordinim me autoritetet austriake nga njësia speciale EG Diamant në Winterthur.

Hetimet e policisë kanë identifikuar dy shtetas zviceranë midis moshës 18 dhe 24 vjeç. Të dy burrat u arrestuan në Winterthur të martën pasdite në koordinim me autoritetet austriake”, tha policia e kantonit të Zyrihut në një deklaratë.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!