Dyshohet se keqtrajtoi 5-vjeçarin me autizëm, nën hetim edukatorja në Elbasan

schedule11:03 - 15 Nëntor, 2023

schedule 11:03 - 15 Nëntor, 2023

Një edukatore në Elbasan është vënë në hetim pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një 5-vjeçar që vuan nga Autizmi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 57 vjeçaren, banuese në Elbasan, me profesion edukatore në një kopsht publik, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një 5-vjeçar që vuan nga Autizmi. Shërbimet e Policisë po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale dhe hetimore për të zbardhur rrethanat e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!