Autoritetet turke kanë arrestuar 36 persona për lidhje të dyshuara me Shtetin Islamik. Operacioni i krye në katër provinca, tha të dielën ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya.
Në një postim në X, Yerlikaya tha se policia kishte arrestuar të dyshuar që u zbulua se ishin aktivë brenda Shtetit Islamik, për të ndihmuar në financimin dhe sigurimin e furnizimeve për grupin.
Policia ka sekuestruar gjithashtu disa armë gjahu dhe pistoleta pa leje si pjesë e operacioneve, tha ministri./abcnews.al