Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dyshohet se ka vrarë veten, gjendet e vdekur influencuesja e famshme

schedule17:16 - 10 Dhjetor, 2022

schedule 17:16 - 10 Dhjetor, 2022

Influencuesja e famshme Maja Janeska është gjetur e vdekur në rrethana misterioze. 39 vjeçarja u gjet me një plagë në kokë në shtëpinë luksoze që ajo ndante me të dashurin e saj manjat Kyle Phillips në Afrikën e Jugut. Kyle tha se po lante dhëmbët kur dëgjoi një të shtënë nga dhoma e gjumit.

“Pas mbërritjes në adresën e dhënë, policia gjeti një grua në dhomën e gjumit me një plagë me armë zjarri në kokë. Kishte një armë zjarri pranë saj. Gruaja u konfirmua e vdekur nga mjekët.”, tha zëdhënësja Mavela Masondo në një deklaratë, citojnë mediat e huaja.

Influencuesja dhe grimerja e famshme Maja Janeska, 39 vjeçe, është gjetur e vdekur në rrethana misterioze.



Një anëtar i familjes tha se Janeska ndonjëherë “kishte frikë për jetën e saj”. “Ne jemi në Evropë dhe duart tona janë të lidhura sepse nuk mund të shkojmë në Afrikën e Jugut për shkak të çështjeve të vizave. [Janeska] është shtrirë atje në një morg, dhe ne nuk kemi asnjë të dhënë se çfarë po ndodh në të vërtetë.”

Nëntë ditë para vdekjes së saj, Janeksa u tha studentëve të universitetit gjatë një leksioni të ftuar se ajo u transferua në Tanzani kur ishte 19 vjeç për të punuar në një hotel, raportoi Jam Press.  Gjatë asaj kohe, ajo mësoi suahilisht dhe filloi karrierën e saj si grimiere dhe stiliste.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!