Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Dyshohet se janë përzier të dhënat për dy pacientë të vdekur, policia kontroll në Infektiv

schedule07:30 - 10 Shkurt, 2022

schedule 07:30 - 10 Shkurt, 2022

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka dalë me një sqarim pas raportimeve se sonte në Klinikën Infektive dyshohet se është bërë ndërrimi i dy trupave të vdekur në morg.

Nga QKUK-ja kanë thënë se menaxhmenti i klinikës është njoftuar në lidhje me mundësinë e përzierjes së dokumentacionit mjekësor të pacientëve që kanë përfunduar me vdekje në këtë klinikë.

Tutje në sqarim thuhet se menaxhmenti i Klinikës Infektive bashkë me organet kompetente, Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast.



Gazeta Express ka kontaktuar mjeken kujdestare, Sadije Namani por e njëjta ka thënë se nuk mund të konfirmojë asgjë, gjithashtu as nga zyra për Informim në Policinë e Kosovës nuk ka marrë përgjigje lidhur me rastin.

Njoftimi i plotë nga QKUK:

Sqarim nga Klinika Infektive e QKUK-së Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sqaron opinionin, se menaxhmenti i klinikës është njoftuar në lidhje me mundësinë e përzierjes së dokumentacionit mjekësor të pacientëve që kanë përfunduar me vdekje në këtë klinikë. Menaxhmenti i Klinikës Infektive bashkë me organet kompetente, Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast. Me respekt, Klinika Infektive-QKUK./Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!