Dyshohet se është kreu i një grupi kriminal, arrestohet shefi i inteligjencës në Sllovaki

schedule21:38 - 17 Gusht, 2023

schedule 21:38 - 17 Gusht, 2023

Policia sllovake ka akuzuar kreun e shërbimit të inteligjencës dhe zyrtarë të tjerë të lartë të sigurisë për formimin e një grupi kriminal dhe komplot duke shpërdoruar pozicionin e tyre, vetëm disa javë para zgjedhjeve të parakohshme.

Votuesit sllovakë shkojnë në kutitë e votimit më 30 shtator. Vendi, i cili është anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s, qeveriset nga një kabinet i përkohshëm pasi koalicioni i mëparshëm qeverisës humbi besimin e parlamentit në dhjetor të vitit të kaluar.

“Hetuesi ka ngritur aktakuzë për veprën penale të krijimit, formimit dhe mbështetjes së grupit kriminal, veprës penale të shpërdorimit të autoritetit publik dhe veprës penale të pengimit të drejtësisë”, tha drejtori policisë, Stefan Hamran.

Policia i identifikoi të pandehurit vetëm me emra, por Hamran konfirmoi se kreu aktual i Shërbimit Informativ sllovak, Roman Alaç, paraardhësi i tij, Vladimir Pçolinski dhe drejtori i Drejtorisë së Sigurisë Kombëtare, Roman Konecny, janë në mesin e të pandehurve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!