Pak ditë më parë Tirana u trondit nga një atentat mafioz, ku mbeti ri vrarë Hekuran Billa.
Ndërkohë, mësohet se Policia e Tiranës ka identifikuar një të dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen Billës.
Identifikimi është bërë përmes kamerave të sigurisë.
LEXO edhe: PAMJET / Kush është Hekuran Billa, trafikant në Angli, biznesmen në Shqipëri
Bëhet me dije se personi i shoqëruar në komisariat ka lidhje familjare me Prel Markun, i cili u vra nga Billa në Angli.
Burime për ABC News kanë njoftuar se i shoqëruari është nipi i Viktor Markut (vëllai i Prel Markut), i shpallur në kërkim, 22 vjeç.
Edhe pse nuk ka pranuar asgjë, ka dyshime te forta se ai ka patur rolin e ekzekutorit.
Ai është marrë në pyetje përgjatë gjithë natës por nuk ka pranuar asgjë.
Billa u qëllua në zonën e Komunës së Parisit” teksa ishte duke udhëtuar me makinën e tij.
Ngjarja dyshohet se ka lidhje me të kaluarën e Billës./abcnews.al