Dyshohet se dhunuan djalin e ish-deputetit të PD në Lundër, dy të proceduar

schedule12:21 - 27 Prill, 2025

schedule 12:21 - 27 Prill, 2025

Policia ka proceduar penalisht dy persona të përfshirë në sherrin që ndodhi në Lundër më 25 prill.

“D. D., 37 vjeç dhe A. L., 38 vjeç, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosje”, pasi dyshohet se kanë qenë të përfshirë në konfliktin e ndodhur në një residencë, në Farkë, me datë 25.04.2025”, njofton policia.

Këta dy persona dyshohet se kanë qenë të përfshirë në sherrin, ku u dhunua me sende të forta Kristi Fufin mbrëmjen e të premtes në rezidencën “Long Hill” në Lundër.

Sipas policisë sherri ka ndodhur për shkaqe banale, pasi 19-vjeçari Kristi Fufi ka liruar gomat pranë një vendi ku po qëndronin Kliton Sulçe dhe dy djemtë e tjerë që tashmë po hetohen në gjendje të lirë, 37-vjeçari D.D dhe 38-vjeçari A.L.

Aty ka nisur një konflikt verbal ndërsa me pas grupi i djemve kanë shkuar në lokalin ku po qëndronte 19-vjeçar, djali i ish-deputetit demokrat Mëhlli Fufi, që më pas e dhunuan./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!