Dyshohet se dhunoi djalin e tij, pranga 54-vjeçarit në Vaun e Dejës

schedule10:23 - 22 Gusht, 2024

schedule 10:23 - 22 Gusht, 2024

Një 54-vjeçar ka përfunduar në pranga këtë të enjte në fshatin Bushat në Vaun e Dejës.

Sipas informacioneve të policisë, 54-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij, 23 vjeç.

“Komisariati i Policisë Vau i Dejës arrestoi shtetasin 54 vjeç, banues në fshatin Bushat, pasi ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij 23 vjeç.”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!