Prokuroria e Posacme SPAK ka marrë të pandehur Kryebashkiakun e PS në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli. Këtij të fundit I është komunikuar të premten zyrtarisht akuza për korrupsion në zgjedhje, pas dyshimeve se në zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka blerë vota në favor të Partisës Social Demokrate. Pavarëisht se ishte në radhët e Partisë Socialiste, Shkreli sipas dyshimeve të SPAK, ka kryer veprën penale të korruspionit është angazhuar duke siguruar vota në këmbim të parave për Tom Doshin në Vaun e Dejës.
Vetë Shkreli u paraqit në SPAK, të premten pas fletë thirrje nga Prokuroria e Poscem, ku bashkë me të për korrupsion në zgjedhje dyshohetn e tre persona të tjerë.
Në muajin maj, Shkrelit iu sekuestrua celulari me vendim të GJKKO-së, ndërsa iu ushtrua edhe kontroll.
Per kete hetim, SPAK ka sekuestruar dhe celularët e disa eksponentë të tjerë të PSD-së pasi dysohetn pwr shitblerje te votës në qarkun e Shkodrës.
Kryebashkiaku socialist ishte në shënjestër edhe të kritikave të Kryeministrit Rama, pak para zgjedhjeve, duke iu drejtuar me fjalët: “Kristian, mos luaj më dy porta Kristian”.

