Dyshohet për sulm të terrorist/ Autori qëlloi në disa fshatra në jug të Beogradit, mes viktimave një polic, nuk “kurseu” as fëmijët

schedule07:48 - 5 Maj, 2023

schedule 07:48 - 5 Maj, 2023

Vetëm një disa pas ngjarjes së tmerrshme në një shkollë fillore në Beograd, një tjetër masakër ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Serbi.

Një person ka qëlluar me armë automatik në 3 fshatra, fillimisht në Dubonë, më pas në Mali Orasje dhe në fund në fshatin Sepsin afër Mlladenovacit, në jug të Beogradit.

LEXO EDHE: Serbia nuk gjen qetësi/ Sulm me armë në jug të Beogradit, 8 viktima dhe 13 të plagosur

Si pasojë e këtij sulmi, 8 persona kanë humbur jetën dhe janë plagosur 13 të tjerë. Shumë nga të plagosurit raportohet se janë në gjendje kritike për jetën.

Media serbe raportojnë se mes viktima është edhe një polic, i cili nuk ishte në detyre dhe motra e tij, ndërsa po ashtu mes viktimave ka edhe fëmijë.

Rreth 600 njesi speciale serbe kanë nisur kërkimet për autorin 21 vjeçar që në orët e para të mëngjesit.

Sipas banorëve të zonës, autori njihej si një person problematik. Po ashtu bëhet me dije se  i riu është një djali i një ushtaraku.r.t/abcnews.al