Dyshohet për helmim, fluks qytetarësh në spitalin e Krujës

schedule17:16 - 25 Tetor, 2021

schedule 17:16 - 25 Tetor, 2021

Mbi 50 persona gjatë ditës së sotme kryesisht mosha të reja, me diarre dhe të vjella janë paraqitur në urgjencën  e Spitalit të Krujës. Pesë prej tyre në gjendje më të rënduar qëndruan disa orë në spital dhe më pas u dërguan në banesat e tyre. Pjesa tjetër ka marrë ndihmën e parë dhe do vazhdojnë mjekimin në shtëpi.

Banorët e alarmuar dyshojnë se janë helmuar nga uji i pijshëm. Ndërkohë, për të zbuluar nëse shkak për helmimet është bërë apo ju uji i pijshëm,  epidemiologët e Krujës kanë ndërguar në ISHP mostra në Tiranë për t’u kryer analizat bakteriologjike.

NJOFTIMI

“Policia e Krujës, pas marrjes së njoftimit mesditën e sotme, nga urgjenca e Spitalit të Krujës, se dy ditët e fundit kanë shkuar për ndihmë mjekësore, rreth 35 shtetas, të cilët dyshohet se janë helmuar, menjëherë ka ngritur grupin hetimor, i cili ka shkuar në spitalin e Krujës dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e shkakut.

Nga ana e Policisë janë njoftuar organet e shëndetit publik dhe të AKU-së, për të sqaruar këtë situatë. Priten analizat nga DSHP Krujë dhe Tiranë. Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet procedurale, me qëllim zbardhjen e shkakut dhe sqarimin e rrethanave të këtyre rasteve. ” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!