Dyshohet emigrant, banori në Devoll rrëfen si e gjeti kufomën në përrua: Kishte rrëshqitur

schedule16:27 - 25 Janar, 2021

schedule 16:27 - 25 Janar, 2021

Paraditen e sotme në Devoll u gjet një person i pajetë nga banorët e zonës, ndërsa dyshohet se kemi të bëjmë me një emigrant nga vendet e lindjes që përdorin Shqipërinë si trampolinë për të kaluar në BE. Banori i zonës tregoi për “ABC” si e konstatoi kufomën.

Ne duke kontrolluar ujin e pijshëm, kishim probleme, se sot nuk kishim ujë në fshat. Shkuam me kushëririn, kontrolluam defektin e parë, aty kishim edhe një defekt tjetër, kur kaluam e pamë që ishte kufomë njeriu. Kishte rrëshqitur atje, është terren i vështirë, gurë. Më pas njoftova policinë” tha ai.

Por a kalojnë shpesh emigrantë në atë zonë? “Po, kalojnë” tha më tej ai. Viktima u gjet në fshatin Grapsh në një përrua. Kufoma edhe nuk është identifikuar.

Policia tha se nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se mund të ketë gjetur vdekjen për shkaqe aksidentale. Trupi i pajetë u dërgua në morg ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes./ db/Abcnews.al