Dyshohej se kishte vdekur, 40 vjeçari gjendet pas 5 vitesh i fshehur në pyll

schedule09:35 - 4 Gusht, 2020

schedule 09:35 - 4 Gusht, 2020

Një burrë  i cili mendohej se ishte vrarë u gjet i fshehur brenda një pylli, pesë vite pasi u raportua i zhdukur. Sipas The Guardian, Ricardas Puisys, 40 vjeç nga Wisbech i Cambridgeshire, ishte parë për herë të fundit në shtator të vitit 2015.

Asnjë gjurmë e tij nuk u gjet, derisa në nëntor të vitit të kaluar u hap një llogari në Facebook me emrin e tij.

Muajin e kaluar autoritetet e zbuluan atë brenda një pylli në Wisbech. Të hënën, policia tha që Puisys ishte gjetur  më 1 korrik në Wisbech. Oficerët besojnë se ai iku për shkak të frikës për sigurinë e tij. Në gusht 2015, pak para se të zhdukej, një banor  ngriti shqetësimin se Puisys po shfrytëzohej dhe mund të jetë detyruar të ndërrojë adresat shpesh kundër dëshirës së tij.

Puisys është duke u mbrojtur nga policia, ndërsa rasti po hetohet në Angli. 40 vjeçari u pa për herë të fundit në vendin e tij të punës, në kompaninë Nightlayer Leek Company në Chatteris, më 26 shtator të vitit 2015./abcnews.al