Atletico Madrid nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në sfidën shtëpiake kundër Celta Vigos. Dy pikë të lëna për ekipin “colchoneros”, që nesër viziton Mallorcan në transfertë.
Diego Simeone kërkon maksimumin në ishull dhe analizon situatën e repartit ofensiv në konferencën e tij për shtyp.
“Kemi pësuar shumë ndryshime dhe kemi nevojën për kohën e duhur për t’u përshtatur. La Liga është një kampionat i komplikuar për të gjithë. Jemi akoma në fazën e ndërtimit të ekipit. Unë mendoj për të mirën e grupit dhe jo për individët.
Morata dhe Diego Costa janë dy lojtarë të rëndësishëm me një forcë të madhe fizike. Alvaro po rikthehet, ndërsa Diego ka luajtur rregullisht deri tani. Të dy kanë shumë mundësi që të luajnë së bashku”, thekson trajneri i Atletico Madrid. /abcnews.al