PSG mund të përballet me dy largime të mëdha sapo të hapet merkatoja e verës.
Dyshja Messi-Neymar nuk gjejnë rehati në shtëpinë e klubit francez dhe dita ditës diskutohet me shumë zhurmë për largimin e tyre.
Sipas “Daily Mail”, për Neymar ka dy klube angleze që kanë shfaqur interes, ku një nga këto dy ekipe është Chelsea.
Ndërsa për Messin gjërat janë ndryshe, ku janë të paktën 3 opsione të tjera. Gjithsesi, kohët e fundit është përfolur shumë se Messi dëshiron të rikthehet te Barcelona dhe se tratativat janë në zhvillim. Por që ky transferim të realizohet, Barça duhet të bëjë disa shitje për të përballuar më pas pagën e argjentinasit./h.ll/abcnews.al