Dyshimet rreth vaksinave në BE, mund të shkaktojnë vonesa disa mujore në planin e imunizimit

schedule11:17 - 20 Prill, 2021

schedule 11:17 - 20 Prill, 2021

Bashkimi Europian mund të mos arrijë  qëllimin e tij për të vaksinuar 70% të të rriturve kundër COVID-19 gjatë verës, për shkak të pezullimeve të vaksinave dhe skepticizmit  brenda vendeve anëtare.

Një sërë vendesh tashmë kanë ndaluar përdorimin e AstraZeneca, në të cilën Europa është mbështetur për të arritur qëllimet e saj, pasi Agjencia Europiane e Barnave (EMA) njoftoi një “lidhje të mundshme” midis vaksinës dhe mpiksjes së gjakut.

Johnson & Johnson gjithashtu pezulloi shpërndarjen e vaksinave në Europë  pas raporteve të mpiksjes së gjakut te disa pacientë në  SHBA. Pa këto dy vaksina, qëllimi i BE-së mund  të shtyhet deri në 8 Dhjetor, sipas disa analizave.

“BE mbështetet te Johnson & Johnson, ata kanë porositur 200 milion doza dhe është një vaksinë  me një dozë,” shpjegoi analisti i Airfinity, Matt Linley.

Johnson & Johnson u aprovua nga EMA por nuk është përdorur ende, pasi EMA po shqyrton të dhënat rreth sigurisë së vaksinave. Sipas Airfinity, rreth  20 milion doza  janë shpërndarë në BE, por nuk janë përdorur ende.

Në Madrid ka pasur raporte të shumta, të personave të cilët nuk janë paraqitur në institucionet përkatëse për të marrë dozën e dytë të AstraZeneca. BE ka blerë shumë doza të  AstraZeneca, nëse shumë prej atyre dozave nuk do të administrohen, kjo do të shkaktonte në mënyrë të pashmangshme vonesa në procesin e vaksinimit.

BE, the se  50 milion doza shtesë të vaksinës Pfizer do të dorëzohen në fund të qershorit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!