Dyshime se do kryente vrasje, nis hetimi për pjesëtarin e Gardës Kombëtare Ajrore në SHBA

schedule13:49 - 18 Prill, 2023

schedule 13:49 - 18 Prill, 2023

Një person në shtetin amerikan Tennessee po përballet me akuza federale “pas takimit me një agjent të fshehtë të FBI-së duke kulmuar me arritjen e një marrëveshjeje për vrasjen e një individi për pagesë”, ka njoftuar Prokurori i SHBA-së, Henry C. Leventis.

Zyra e Prokurorit të SHBA-së për Distriktin e Mesëm të Tennessee përmes një deklarate të premten tha se Josiah Ernesto Garcia, 21-vjeç, u akuzua me kallëzim penal për “përdorimin e objekteve ndërshtetërore në kryerjen e vrasjeve me pagesë”.

“Garcia kishte nevojë për para që ta mbështeste familjen e tij dhe në mesin e shkurtit filloi të kërkonte në internet për punë me pagesë dhe hasi në faqen e internetit www.rentahitman.com. Faqja fillimisht u krijua në 2005 për të reklamuar një kompani fillestare të sigurisë kibernetike, kompania dështoi ndërkaq në dekadën e kaluar ajo pranoi shumë kërkesa në lidhje me shërbimet për vrasje me pagesë”, tha zyra.

Administratori i ueb-faqen megjithatë e kishte konvertuar ueb-faqen në një faqe parodi “që përmban dëshmi të rreme nga ata që pretendonin se kishin shfrytëzuar shërbimet të vrasësve me pagesë dhe një formular ku njerëzit mund të kërkojnë shërbime”, shtohet më tej.

Garcia paraqiti kërkesë punësimi që tregonte se ai ishte i interesuar të punësohej si vrasës me pagesë. Garcia ndoqi këtë kërkesë fillestare dhe dorëzoi dokumente të tjera identifikimi dhe një rezyme, që tregonte se ai ishte gjuajtës ekspert dhe i punësuar në Gardën Kombëtare Ajrore që nga korriku 2021.

“Rezymeja tregon gjithashtu se Garcia kishte marr nofkën ‘Reaper’, të cilën e mori nga përvoja ushtarake dhe gjuajtja. Garcia vazhdoi të kontaktonte me administratorin e faqes së internetit duke treguar se ai dëshironte të merrte një punë sa më shpejt të ishte e mundur”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu vihet re se Garcia filloi të kontaktonte një agjent të fshehtë të FBI-së për të rënë dakord për të vrarë një individ për 5.000 dollarë.

Garcia u takua me agjentin e fshehtë në një park në Hendersonville, Tennessee, ku mori të dhënat për individin imagjinar, i cili përfshinte fotografi dhe informacione të tjera rreth individit që do të vritej, dhe një parapagesë prej 2.500 dollarësh.

“Pasi ra dakord me kushtet e marrëveshjes së vrasjes, Garcia e pyeti agjentin nëse kishte nevojë të siguronte një fotografi të trupit të pajetë. Garcia më pas u arrestua nga agjentët e FBI-së, të cilët në një kontroll të mëvonshëm në shtëpinë e tij, gjetën një pushkë të modelit AR”, thuhet në deklaratë.

Zyra e avokatit tha gjithashtu se nëse shpallet fajtor, Garcia mund të përballet me një dënim deri në 10 vjet burg.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!