Dyshime se 48-vjeçari vdiq nga virusi i derrit, flet mjekja

schedule15:38 - 3 Shkurt, 2019

schedule 15:38 - 3 Shkurt, 2019

Viktima e parë nga gripi në Shqipëri është një 48-vjeçar nga Elbasani i cili ishte shtruar në Sanatariumin e Tiranës. Fillimisht viktima dyshohej se ndërroi jetë si pasojë e gripit të derrit, por shefja e repartit të reanimacionit në Sanatorium, u shpreh se kjo gjë nuk është konfirmuar ende nga analizat.

Gripi ka shënuar viktimën e parë për këtë vit, i cili është një 48-vjeçar që ishte shtruar para pak ditësh në reanimacionin e Sanatoriumit. Dyshimet se viktima ka gjetur vdekjen nga gripi i derrit, hidhen poshtë nga shefja e repartit të reanimacionit, doktoreshë Alma Cani duke dhënë këto detaje

Te Sanatoriumi janë të shtruar edhe tetë persona të tjerë të prekur nga gripi, gjendja e të cilëve raportohet se është e stabilizuar.

Megjithatë, pavarësisht rastit të vdekjes së 48-vjeçarit dhe të shtruarve të tjerë mjekja thotë se nuk ka vend për alarm pasi bëhet fjalë për grip sezonal.

Pak ditë më parë mjeku infeksionist pranë QSUT, deklaroi për ABC Neës se mesatarisht 130 persona në ditë të prekur nga gripi, paraqiten në Shërbimin Infektiv në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!