Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dyshime për vdekjen e Epstein/ SHBA, mungon minuta e fundit e videos në qeli natën e vetëvrasjes

schedule15:33 - 3 Shtator, 2025

schedule 15:33 - 3 Shtator, 2025

Një video e sapo e publikuar  nga Komiteti i Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara lidhur me dosjet e  abuzuesit seksual Jeffrey Epstain tregohet një moment që ka ngjallur reagim masiv në shoqërinë Amerikane. Bëhet fjalë për pamjet video të kapura nga kamerat e sigurisë në Burgun ku Epstain po vuante dënimin e tij, natën që financieri kreu vetë vrasje.

Në mesin e 34 mijë dosjeve të publikuara është edhe videoja ku shihet se mungon një minute e saj nga rregjistrimet e qelise se Epstain në Metropolitan Correctional Center. Minuta për të cilin flitet nis në orën 11:58 minuta më 9 gusht të vitit 2019, kur financier abuzuesi seksual me të mitur kreu vetëvrasje.

Ekspertët Digjital gjetën se klipi I publikuar nga Departamenti I Drejtësisv ishte prerë në të paktën dy segmente dhe ishte bashkuar me anë të programit Adobe Premier Pro, duke nxitur teori konsipiracioni se administrata po fsheh vdekjen e Epstain.

Pam Bondi prokurore e përgjithshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kishte deklaruar se videoja e minutes së fundit të cdo ditë në qelitë e të burgosurve fshihej vetë nga sistemi, por televizioni Fox  News hodhi poshte këtë pretendim duke bashkuar dy videot dhe duke thënë se nuk kishte asnjë ndryshim.

“Çfarë mësuam nga Biroja e Burgjeve ishte se çdo natë videoja rivendoset, dhe çdo natë duhet të mungojë e njëjta minutë,” kishte thënë Bondi në një takim në Shtëpinë e Bardhë.

Arsyet pse regjistrimi u zhduk mbeten të paqarta, megjithatë minuta që mungonte nga publikimi i mëparshëm nuk zbuloi asnjë veprim brenda bllokut të qelive. Departamenti i Drejtësisë konfirmoi se Epstein kreu vetëvrasje brenda qelisë së tij në New York ndërsa po priste akuzat e mëtejshme për trafik seksual.

Shtepia e Bardhe eshte perballur me presion per te publikuar cdo dosje mbi abuzuesin seksual edhe per shkak te dyshimeve sa I perket lidhjes se tij me presidentitn Amerikan Donald Trump.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!