Dyshime për korrupsion/ Apeli i Posaçëm lë në burg shefin e Rrugores në Tiranë, Roven Zeka

schedule10:55 - 21 Maj, 2025

schedule 10:55 - 21 Maj, 2025

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për shefin e komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë, Roven Zeka.

Ndryshon masa nga arrest në burg, në arrest shtëpie vetëm për shefin e hetimit të aksidenteve, Sokol Novaku për shkak të rrethanave familjare.

Vendimi është marrë nga gjyqtari i apelit Engert Pëllumbi.

Dyshohet se Roven Zeka dhe Sokol Novaku janë të përfshirë në një rast korrupsioni.

Sipas të dhënave në polici, bëhet fjalë për një rast aksidenti ku e përfshirë është një grua. Për këtë rast nga hetimet e SPAK, prej disa javësh është mundur të zbulohet se dy oficerët e policisë Gjyqësore kanë marrë shumë të konsiderueshme parash, për të tjetërsuar provat në aksident. Për këtë dyshohet se ka pasur dijeni edhe shefi I komisariatit të Policisë Rrugore Roven Zeka.

Denoncimi sipas të dhënave nga SPAK, mësohet se është bërë nga një qytetarë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!