Dyshime për koronavirus, ish-bomberi i Anglisë zgjedh vetizolimin

schedule13:11 - 23 Mars, 2020

schedule 13:11 - 23 Mars, 2020

Gary Lineker është një emër shumë i njohur. Ish-sulmuesi i Anglisë dhe prezantuesi i “Match of the Day” në BBC, ka vendosur të izolohet. Shkaku? Djali i tij, George ka shfaqur simptoma koronavirusi dhe mund të jetë infektuar me COVID-19.

Në vetizolim sepse George Lineker ka simptoma. Nuk janë të rregullta, por ka humbje të plotë të shqisës së shijes dhe nuhatjes. Po qëndroj i izoluar prej një jave. Jam treguar vigjilent, si në larjen e duarve dhe në respektimin e distancës, por ndodhem i izoluar”, shkruan Lineker në rrjetet sociale.

59-vjeçari ka postuar një tjetër status në “Twitter”. “Ia vlen të jesh i kujdesshëm nëse humbet shijen dhe nuhatjen. Ju mund të mos keni dijeni që jeni prekur nga koronavirusi. U konsultova me një doctor përpara se të ndaja këtë informacion me ju. Qëndroni të sigurt”, shkruan Lineker. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!