Policia e Kosovës ka deklaruar se dyshohet për një bombë në aeroportin e Prishtinës.
Sipas mediave në Kosovë, kjo është konfirmuar nga zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Airoportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten”, tha Ahmeti.
Të gjithë udhëtarët janë larguar nga ndërtesa e aeroportit./abcnews.al