Dyqanet e veshjeve dhe aksesorëve edhe pse kanë rifilluar aktivitetin prej 1 jave janë bosh. Shitësit thonë se blerje nuk ka, si penalitet ata rendisin lëvizjen e kufizuar të qytetarëve.
Megjithse rruga e dyqaneve të veshjeve në “ Myslym Shyr “ i përngjan një dite normale pranvere nga lëvizja e njerëzve. Dyqanet e veshjeve , të çantave dhe këpucëve janë bosh .
Në dyqanet e rihapura pas Pandemisë ndodhen kryesisht pronarët e dyqaneve që në shumicën e rasteve bëjnë edhe shitësin. Interesi i qytearëve për blerje përgjatë një javë ka qenë shumë i ulët
“Të jemi realist nuk quhen shitje, pasi njerëazit akoma nuk kanë filluar të dalin”, është shprehur një nga shiteset e dyqaneve.
Një tjetër tjhekson se që nga hapja nuk ka bërë asnjë shitje. “Nuk e di për të tjerët por te pjesa e rrjeshtit që jam unë nuk kam parë lëvizje”.
Të paktë janë kalimtarët që iu tërhiqet vëmendja nga veshjet e sezonit të ri të ekspozuara në vitrinat e dyqaneve.
Edhe pse veshjet e koleksioneve pranverë- verë janë bërë me 50 përqind zbritje, blerës për to nuk ka.
“Nuk ka asnjë lloj interesi, dhe pse e kemi bërë me 50 %. Madje meqë kam nxjerrë koleksionin e plazhit i dëgjoj teksa komentojnë që thonë se ku ka plazh tani”, ka thënë një tjetër pronare biznesi.
Levizja e kufizuar e njerezve dhe renditja e prioriteteve ndryshe pas izolimit reflektohet edhe në këto dyqane
“Njerëzit janë të frikësuar, prioritett janë ndryshe janë familjarët para gjërave sekondare siç janë veshjet, aksesorët apo syzet”, shprehet shitësja.
Ka nga ata të cilët janë teë priur të shohin edhe anën pozitive , edhe pse pranojne së brenda javës nuk kane patur shitje
“Besoj se me hapjen e orarit do të ketëmë shumë lëvizje”.
Ndërkohë që masat mbrojtese per covid 19, zbatohen me përpikmeri, shumë prej rregullave i kanë të ekspozuar edhe në xhamat e dyqaneve. /abcnews.al

