Dyndje pushuesish vendas dhe të huaj në bregdetin e Durrësit

schedule15:40 - 9 Qershor, 2019

schedule 15:40 - 9 Qershor, 2019

Më në fund rritja e temperaturave ka nxitur njerëzit të shkojnë në bregdet. Këtë fundjave plazhet e Durrësit janë mbipopulluar me pushues vendas dhe të huaj.

Ditët me shi u janë lënë pas.Durrësi ka fituar gjallërinë e munguar në këtë fillim sezoni. Çadrat e para kanë nisur të hapen. Rritja e menjëhershme e temperaturave solli një dyndje peshuesish në bregdet.

Të shumtë kanë qenë vendasit, por edhe turistët që frekuentuan bregdetin për fundjavë. Ata jo vetëm po shijojnë rrezet e diellit por edhe ujin e detit. Të kënaqur por duan më shumë pastërti në vijën bregdetare. Nisja e sezonit të vonuar për shkak të motit, është pritur me padurim edhe nga bizneset, të cilët nisur përgatitjet. Ditët në vijim plazhi i Durrësit pritet të përballet me një fluks më të lartë vizitorësh. Operatorët turistike njoftojnë për shumë të huaj që kanë planifikuar këtë bregdet për pushime.

ENKELEDA ARAPI

GAZETARE E ABC News, DURRËS

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!