Në të gjitha pikat kufitare vijon që të ketë fluks në hyrje të vendit për festat.
Pasditen e sotme është regjistruar një fluks i lartë mjetesh në të dyja anët e kufirit në Morinë.
Radhët e gjata të mjeteve janë në drejtim të Kosovës por edhe anasjelltas.
Numri më i lartë i qytetarëve janë emigrantë që po kthehen për festat e fundvitit nga shtete të ndryshme.
Policitë kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës po punojnë me nga 5 sportele dhe procedurë të përshpejtuar.
Koronavirusi dhe rreziku për mbylljen e kufijve nuk i ka trembur aspak emigrantët./ db/Abcnews.al