Përhapja e koronavirusit në Argjentinë nuk tregon asnjë shenjë përmirësimi. Sipas shifrave nga ministria e shëndetësisë, numri i rasteve të konfirmuara Covid-19 është dyfishuar që nga 31 korriku, dhe numri i viktimave është dyfishuar që nga 4 gushti.
Të enjten, u raportuan 10,104 raste të reja – duke çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 380,292. Ministria e shëndetësisë raportoi gjithashtu 106 viktima. Argjentina ka raportuar 8.050 viktima në total, shumica në kryeqytet.
Qeveria ka zgjatur masat e bllokimit në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit./abcnews.al