Dyfishohen në Britaninë e Madhe rastet me variantin indian të koronavirusit

schedule22:54 - 13 Maj, 2021

schedule 22:54 - 13 Maj, 2021

Në Britaninë e Madhe janë duke u dyfishuar rastet me variantin indian të koronavirusit në javën e kaluar.

Të dhënat i bëri publike Institucioni i Shëndetit Publik në Angli.

Shifrat e botuara të enjten në mbrëmje tregojnë se ka 1,313 raste të variantit VOC-21APR-02 në vend, nga 520 javën e kaluar.

Dr. Susan Hopkins, Drejtor i Përgjigjes Strategjike COVID-19 në PHE, tha: “Rastet e këtij varianti po rriten në komunitet dhe ne jemi duke monitoruar vazhdimisht përhapjen dhe ashpërsinë e tij për të siguruar marrjen e shpejtë të masave të shëndetit publik.” /abcnews.al/