Dyfishimi i ujërave territoriale, Mitsiotakis: Rama e tha publikisht që është e drejta jonë

schedule11:29 - 20 Janar, 2021

schedule 11:29 - 20 Janar, 2021

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis mbajti sot një fjalim të fortë në parlamentin grek për zgjerimin deri në 12 milje në detin Jon.

Kreu i qeverisë duke mbrojtur këtë projektligj deklaroi se territori grek është rritur me 10% dhe ata dominojnë tashmë në detin Jon.

Duke iu referuar çështjes së Shqipërisë, Kyriakos Mitsotakis ka përmendur edhe homologun e tij Edi Rama, ku sipas tij ky i fundit deklaroi qartë se është e drejtë e Greqisë të zgjerohet me 12 milje.

Lexo edhe: “Dyfishuam ujërat territoriale, tani jemi zotër të Jonit”: Mitsotakis i drejtohet popullit grek

Ministri i Jashtëm grek bashkëpunoi me homologun e tij shqiptar dhe tani çdo mosmarrëveshje me Tiranën do të adresohet në një gjykatë ndërkombëtare.

Kryeministri i Shqipërisë deklaroi në mënyrë të qartë se shtrirja në 12 milje detare është një e drejtë e patjetërsueshme sovrane e Athinës, duke shtuar një argument tjetër në favor të pozicionit tonë se ujërat e Mesdheut mund të bashkohen në vend që të ndajnë popujt “, u shpreh Mitsotakis.

Gjatë fjalimit të tij, Mitsotakis i dërgoi edhe një mesazh Turqisë, ku theksoi se Greqia mund të zgjerojë ujërat e saj territoriale në Kretë dhe gjetkë. Kryeministri shpjegoi se zgjerimi në Perëndim i dërgon gjithashtu një mesazh Lindjes .

“Ujërat territorialë mund të zgjerohen sipas ligjit ndërkombëtar si një iniciativë kombëtare, por fusha dhe ndikimi i tyre shkojnë përtej të dhënave lokale sepse ato vendosin në mënyrë efektive legjitimitetin ndërkombëtar në të gjithë rajonin, duke siguruar kështu stabilitet dhe siguri. Zgjerimi i ujërave në perëndim në mënyrë të pashmangshme dërgon një mesazh në lindje”, tha ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!