Pritshmëria që Dybala të luajë ndaj Interit po rritet.
Lojtari është rikthyer sot pas ndeshjeve miqësore të Argjentinës, edhe pse nuk ka luajtur asnjë minutë. Ai ndodhet tashmë në Trigoria për stërvitjen e tij të parë. Ai do të jetë i veçuar nga të tjerët, ndërsa për nesër duhet të kryejë testet mjekësore dhe të jetë me grupin.
Në rast të një përgjigje pozitive nga ekzaminimet, ai do të niset me skuadrën drejt Milanos për të luajtur kundër Interit./ h.ll/abcnews.al