Dybala me Coronavirus? Sulmuesi sqaron gjendjen e tij shëndetësore

schedule13:53 - 13 Mars, 2020

schedule 13:53 - 13 Mars, 2020

Siç dihet tashmë, Coronavirusi ka prekur dhe ekipin e Juventusit. Mbrojtësi Daniele Rugani doli pozitiv me Covid-19 dhe më pas i gjithë stafi dhe lojtarët janë vetëizoluar. Në mediat italiane qarkullonte lajmi se edhe Paulo Dybala rezulton i Infektuar, por ditën e sotme argjentinasi ka mohuar çdo gjë.

‘’Përshëndetje të gjithë. Dua t’iu informoj se unë jam mirë dhe jam vetëizoluar në mënyrë vullnetare. Ju falenderoj për të gjitha mesazhet që më keni dërguar dhe shpresoj që të jeni mirë. Jo fake neës, unë nuk jam pozitiv me Coronavirus’’, është reagimi që Dybala ka bërë në ‘’Twitter”.

Gjithashtu flitej se përveç sulmuesit, i infektuar ishte edhe Gonzalo Higuain. Ende nuk ka një reagim nga ana e tij, por dihet që i gjithë kampi juventin është në karantinë për të parandaluar përhapjen e virusit vdekjeprurës. /abcnews.al