Dybala mbetet “verdhekuq”, kluazolat e argjentinasit skaduan ditën e sotme

schedule13:16 - 31 Korrik, 2023

schedule 13:16 - 31 Korrik, 2023

Roma duket se shpëtoi dhe kësaj here, teksa dita e sotme ishte e fundit, përsa i përket aktivizimit të klauzolës së “yllit” të sulmit, Paulo Dybala dhe tanimë argjentinasi mund të gjejë një akord të ri me “verdhekuqtë” në një rinovim kontrate.

Bëhet fjalë për skadimin e dy klauzolave deri në verën e vitit 2024, të “fantazistit”, 29-vjeçar, së pari ajo prej 12 milionë eurosh, e vlefshme për klubet jashtë Italisë e së dyti ajo prej 20 milionë eurosh e vlefshme për klubet e Serie A.

Tashmë, “verdhekuqtë” pritet të kthejnë në një prioritet rinovimin e kontratës me argjentinasin, ku padyshim fokusi kryesor i klubit, por, edhe i agjentëve të Dybala është heqja e këtyre klauzolave nga kontrata. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!