Juventusi po punon në merkato dhe emrat që qarkullojnë këto kohë janë të njëjtët. Një prej misioneve të bardhezinjve është edhe rinovimi i kontratave, me Paolo Dybala të parin në radhë. Argjentinasit i përfundon kontrata në verën e vitit 2022.
Gjithsesi te Juventusi duan të arrijnë një marrëveshje sa më shpejt me sulmuesin, i cili këtë sezon ka bërë paraqitje të mira dhe i ka bindur të gjithë. Ngërçi për momentin është te paga që Dybala pretendon.
Juventusi ofron 10 milion euro në sezon, plus bonuse që varen nga paraqitjet e sulmuesit dhe rezultatet e skuadrës. Argjentinasi për momentin nuk heq dorë nga kërkesa e tij prej 12 milionë eurosh. Momentalisht ka një ngecje të bisedimeve.
OBJEKTIVI WILLIAN – Trajneri Mauricio Sarri mund të ribashkohet me brazilianin Willian, i cili ende nuk ka arritur një marrëveshje me Chelsea për të rinovuar. Në verë ai del lojtar i lirë dhe Juventusi është gati të përfitojë. Mes brazilianit dhe trajnerit italian ka një marrëdhënie të mirë dhe vullneti është që sezonin e ardhshëm të jenë në një ekip
Willian ka marrë një propozim nga Chelsea së fundmi. Londinezët i kanë ofruar 31-vjeçarit një kontratë të re, të vlefshme për dy sezonet e ardhshme. Braziliani kërkon kontratë 3-vjeçare dhe këtu ngecën gjithçka. /abcnews.al