Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, është shumë pranë largimit nga bardhezinjtë. Ky është raportimi më i fundit që vjen nga “Calcio Mercato” dhe duket se rinovimi mes palëve është tashmë shumë larg.
Kujtojmë që kontrata e argjentinasit përfundon në vitin 2022, por ajo nuk pritet të rinovohet sespe lojtari kërkon rritje të pagës. Nga ana tjetër klubi italian ashtu si pjesa më e madhe e ekipeve nuk po kalojnë një moment të mirë financiar dhe me shumë mundësi, Dybala do të vendoset në merkato gjatë verës.
Në rast se ai do të largohet, atëherë “Zonja e Vjetër” i ka gati dy emra për ta zëvendësuar atë. I pari në listë është bomberi i PSG-së, Mauro Icardi. Madje mund të kemi dhe një shkëmbim kokë më kokë mes lojtarëve, por gjithçka pritet të zbulohet gjatë verës. Një alternativë tjetër është edhe Antoine Griezmann i Barcelonës, por ende nuk ka asgjë zyrtare. /abcnews.al