Dy zyrtarë të Kosovës akuzohen se iu dhanë statusin e veteranit të luftës 31 shqiptarëve

schedule12:39 - 17 Dhjetor, 2019

schedule 12:39 - 17 Dhjetor, 2019

Dy zyrtarë të qeverisë së Kosovës u akuzuan zyrtarisht nga prokuroria special për dhënien e statusit të veteranit të luftës 31 personave nga Shqipëria, të cilët përfituan mijëra euro deri më 30 nëntor të këtij viti.

Në Kosovë, prokurori special, Blerim Isufaj, ka ngritur akt-akuzë ndaj dy zyrtarëve të ministrisë së punës dhe mirëqënies sociale.

Sipas tij gjatë muajit tetor  të vitit 2017, në bashkëveprim, kanë shfrytëzuar pozitat e tyre zyrtare dhe duke tejkaluar autorizimet zyrtare, pa autorizim, kanë marrë 31 formularë për aplikim për njohjen e të drejtës së veteranit të luftës.

Të akuzuarit kanë shkuar në Republikën e Shqipërisë, në qytetin e Krumës, dhe kanë plotësuar 31 formularë për aplikim për persona të ndryshëm nga Republika e Shqipërisë.

Dy të akuzuarit i kanë dorëzuar në Kosovë formularët e plotësuar dhe ata persona, kanë përfituar deri më 30 nëntor nga statusi i veteranit të luftës shumë prej 133.280.00 euro, në mënyrë të kundërligjshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!