Dy zv.ministra italianë pozitivë me COVID-19

schedule16:46 - 14 Mars, 2020

schedule 16:46 - 14 Mars, 2020

Italia vijon të jetë në panik nga përhapja e koronavirusit. Së fundmi mediat italiane bëjnë me dije se dy anëtarë të qeverisë italiane kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Të prekurit me koronavirus janë zëvendës Ministri i Shëndetësisë Pierpaolo Sileri dhe zëvendës Minsitrja e Arsimit Anna Ascani.

Zëvendësministri i shëndetësisë ka informuar përmes profilit të tij zyrtar në facebook ku thotë se pak ditë më parë ka pasur kontak me një person i cili dyshohej se ishte pozitiv.

“Pak ditë më parë m’u shfaqën simptomat e pas kryerjes së tamponit rezultova pozitiv. U izolova menjëherë nga bashkëshortja e fëmijët, fatmirësishtë ata janë mirë. Kam ndjekur menjëherë portokollin sanitar për të gjithë bashkëpuëntorët qe kanë qënë në kontakt me mua”, shkruan Sileri.

Zëvendësminsitri italian së bashku me fjalët e tij ka publikuar dhe një fotografi që shfaq një pemë që po cel  e  premton  se dhe pse i sëmurë impenjmin do ta ketë maksimal në detyrën e  tij. Gjithashtu zëvendësminsitrja e arsimit Anna Ascani, ka informuar se është pozitive nga koroanvirusi./abcnews.al