Tre automjete janë përfshirë nga flakët në Vlorë. Abc News mëson se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 pranë rrugës transballkanike. Bëhet fjalë për dy furgona dhe një Fiat Punto. Policia ka mbërritur në vendngjarje ndërsa ende nuk dihet shkaku i kësaj ngjarjeje.
“Rreth orës 02:00, në lagjen “24 Maji”, ka rënë zjarr dhe janë djegur tre automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve D. S, Z. K dhe Y. I. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.”, njofton policia.
Sakaq, gazetari Elton Nika raporton se një zjarr ka rënë dhe në një dyqan me rroba të përdorura në Vlorë. Dyqani ndodhet në lagjen Muradie. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. /abcnews.al