Dy yjet të kombëtares së Francës me COVID-19, zbulohen emrat

schedule14:16 - 27 Gusht, 2020

schedule 14:16 - 27 Gusht, 2020

Një kampion bote pozitiv me COVID-19. Mesfushori Paul Pogba është infektuar dhe nuk do të jetë me kombëtaren e tij në ndeshjet e shtatorit.

Ai do të zëvendësohet nga Eduardo Camavinga. Një tjetër lojtarë i Francës që ka dalë me koronavirus është edhe mesfushori i Tottenham, Tanguy Ndombele.

Ai është izoluar dhe për 14 ditë do të qëndrojë në karantinë. Kështu shtohet numri i futbollistëve ë prekur nga COVID-19. Mediat në Angli kanë raportuar sot se 8 futbollistë të Chelsea dyshohet se janë infektuar me koronavirus. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!