Dy vjet nga tragjedia në Larisa me 57 të vdekur/ Zjarr e molotov në Athinë, qytetarët përplasen me policinë

schedule13:00 - 28 Shkurt, 2025

schedule 13:00 - 28 Shkurt, 2025

Kjo e premte shënoi përvjetorin e dytë të përplasjes së dy trenave në Greqi ku si pasojë e këtij aksidenti hekurudhor humbën jetën 57 persona kryesisht student. Në mesin e viktimave ishin edhe 6 shtetas Shqiptar. Në 28 shkurt të vitit 2023 një tren pasagjerësh që ishte nisur nga Athina dhe një tren mallrash që ishte nisur nga Selaniku u përplasën kokë më kokë pranë qytetit Larisa.

ABC News solli raportime të drejtëpërdrejta dy vite më parë në atë që u konsiderua aksidenti më I rëndë hekurudhor në Historinë e Greqisë. Në përvjetorin e dytë të kësaj tragjedie autoritetet Greke lëshuan edhe rezultatet përfundimtare të hetimit ku theksohet se ngjarja e rëndë ndodhi pvr shkak të boshllëqeve kronike të sigurisë në sistemin hekurudhor të vendit.

Dhjetëra mijëra qytetarë dhe punonjës kanë organizuar protesta dhe greva nv mbarë Greqinë. Sipas shoqatës tempi 2023 janë 262 tubime dhe protesta që janë organizuar në mbarë vendit dhe përtej tij. Familjarët e viktimave iu kanë bërë thirrje qytetarëve që marrin pjesë në këto proteste masive. Në Athinë kryeqytetin e Greqisë si dhe në Selanik mijëra protestues mbushën sheshet e qeyteteve duke bllokuar qarkullimin.

Përtej protestave për drejtësi edhe punonjësit e shërbimeve publike kanë organizuar një grevë duke pezulluar linjat hekurudhore në të gjith kryeqytetin Grek. Në përkujtim të dy viteve nga tragjedia e përplasjes së dy trenave në Greqi, ku humbën jetën 57 persona, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka shprehur solidaritetin me familjet e viktimave dhe të mbijetuarit. Përmes një mesazhi publik, ai e cilësoi aksidentin si një moment që shkatërroi besimin e qytetarëve dhe shfaqi dështimet e shtetit, duke theksuar se qeveria ka një detyrë për të garantuar siguri dhe reforma në sektorin e transportit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!