Dy vjet burg kush fotografon vajzat poshtë fustanit

schedule10:40 - 19 Shtator, 2020

schedule 10:40 - 19 Shtator, 2020

Qeveria gjermane ka miratuar një projektligj të ri, sipas të cilit kushdo që fotografon vajzat poshtë fustanit do të dënohet me dy vite burg.

Ligji  kaloi përmes Këshillit të Ministrave në Gjermani, i cili u miratua nga Asambleja Federale dhe gjithashtu nga Asambleja e Shtetit. Por që ky  ligj të futet në fuqi duhet nënshkrimi i presidentit Frank Walter Steinmeier.

Gjithashtu sipas projektligjit ndalohet fotografimi i të plagosurve dhe  personave të vrarë  pa u miratuar më përpara nga Asambleja e Shtetit. Kjo do të ndalojë  postimin e imazheve të tilla në rrjetet sociale. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!