Rreth dy vite pas rrëzimit të urës në Genova që shkaktoi dhjetëra viktima, zyrtarët në qytetin Italian inauguruan urën e re.
43 persona humbën jetën nga shembja e urës. Ura do të hapet për qarkullim më 4-5 gusht.
Ideatori i saj, Renzo Piano i njohur për krijimet si Qendra Georges Pompidou në Paris dhe rrokaqielli, The Shard në Londër, e ka cilësuar strukturën e re si “fëmijë të lindur në tragjedi”.