Dy vite nga tërmeti i 26 Nëntorit, sizmiologu tregon zonat me më shumë risk në Shqipëri

schedule13:58 - 26 Nëntor, 2021

schedule 13:58 - 26 Nëntor, 2021

Dy vite nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, në studion e ABC Live me gazetaren Juli Xhokaxhi, sizmiologu Rrapo Ormeni foli për dukurinë e tërmeteve në vendin tonë.

“Mund të ndodhë që në një zonë të ndodhin dy tërmete dhe të përsëriten më vonë. Tërmeti që është në det kur bie në thellësi të madhe mund të shkaktojë edhe tsunam. Në vendin tonë kanë ndodhur tsuname deri në 1 metër, jo më shumë.

Tërmeti shkakton dëme. Thyerja mund të dalë në sipërfaqe ose mund të sjellë deformime. Në këtë zonë u vërejt deformimi që ishte në përputhje me thyerjen në këtë zonë. Ata ishin në korrespondencë të plotë me njëra tjetrën”, tha Ormeni.

Ai deklaroi se zonat më të prekura nga tërmeti në vend kanë qenë ajo e detit Adriatik, si dhe zonat Vlorë, Lushnje dhe Elbasan, Dibër. Ormeni nënvizoi se për fat të mirë Shqipëria bën pjesë në pjesën e Mesdheut që nuk ka pasur magnituda të mëdha ndër vite.

“Zona e Adriatikut, zona tjetër Vlorë-Lushnje dhe Elbasan Dibër janë zona ku ka pasur më shumë tërmete në Shqipëri. Është thyerje ku kanë rënë tërmete te fuqishëm përveç tërmeteve të vegjël që bien herë pas here në këto zona.

Thyerjet e mëdha gjenerojnë magnituda më të mëdha. Ne bëjmë pjesë në zonën e Mesdheut por është me fat që tërmetet në Shqipëri nuk kanë pasur magnituda të mëdha por deri në 7 rihter pra deri në 9 ballë. Siç ka qenë tërmeti i Shkodrës”, u shpreh ai. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!