Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dy vite burg për Jorgo Goron/ I hiqet e drejta për të mbajtur funksione publike

schedule12:32 - 30 Korrik, 2025

schedule 12:32 - 30 Korrik, 2025

Gjykata kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dha vendimin për dosjen e dytë në ngarkim të Jorgo Goro.

ish-kryebashkiaku  Himarës u dënua me 2 vite burg për tjetërsimin e një prone në zonën e Livadhës.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të vuaj 1 vit e 4 muaj heqje lirie dhe I është Hequr e drejta për të mbajtur funksione publike për 5 vite.

Gjithashtu dënimi me 1 vit e 6 muaj burg u dha për Vasillaq Strakosha, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj vetëm 1 vit heqje lirie. Pezullimi në 2 vite shërbim prove. Heqja e të drejtës për të mbajtur funksione publike për 5 vite.

Goro u kallëzua nga Fredi Beleri me pretendimin se i ka dhuruar në vitin 2016 pasuesit të tij të komanduar në krye të Bashkisë, Arqile Bollanos 4263 metra sipërfaqe toke.

Sipas SPAK, kjo sipërfaqe toke është përfituar në mënyrë të paligjshme, pasi Bollani kishte përfituar më parë një sipërfaqe prej 7700 metra katrorë tokë në bazë të ligjit 7501.

Sipas hetimit të prokurorisë, Goro ishte pjesë e një skeme tjetërsimi pronash në bregdet nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, përmes miratimit të kalimit të një toke shtet në pronësi fundore të Artan Gaçit.

Në një tjetër episod në dosje thuhet se u konstatuan paligjshmëri në konfirmimin një plan rilevimi me një vendndodhje gjeografike të pasurisë, krejtësisht të ndryshme nga ajo që i korrespondon dokumentacionit pronësor. Goro gjendet në burg prej marsit të vitit të 2024./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!