Dy viktima e tre të plagosur pas dy përplasjeve më armë në Athinë

schedule23:33 - 2 Korrik, 2022

schedule 23:33 - 2 Korrik, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Athinë, ku dy persona kanë humbur jetën. Mediat në vend bëjnë të ditur se gjithçka nisi pas një konflikti verbal mes dy personave.

Pas një debati, shoferi i një prej automjeteve qëlloi në drejtim të një shoferi tjetër duke e lënë të plagosur. Më pas ai doli doli nga makina dhe u përpoq që të largohej nga vendi i ngjarjes por u mor përpara nga një makinë që po kalonte aty pranë.

Të dy të plagosurit u dërguan në spital, ku njëri prej tyre nuk mundi t’u mbijetonte plagëve. Ndërsa viktima e dytë u regjistruar pas një grabitjeje me armë.

Grabitja ndodhi në një pikë karburanti, në Avenue Dimokratis, në zonën e Aghii Anargyri. Sipas raportimeve, autori u përball me efektivët e policisë ndërsa largohej. Pas një shkëmbimi me të shtëna me armë zjarri, autori përfundoi i vdekur dhe dy policë mbetën të plagosur lehtë. /abcnews.al/