Dy vatra zjarri janë shfaqur në zonën e Borizanë dhe në fshatin Qerekë të Krujës.
Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë ferra dhe shkurre, ndërsa në Qerekë zjarri ka prekur edhe varrezat e fshatit.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse të Krujë, të cilat kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të situatës dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme të flakëve.
Burime bëjnë me dije se zjarret dyshohet të jenë shkaktuar nga pakujdesia, por edhe nga djegia e qëllimshme për pastrimin e zonave.


