Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot 10 raste të reja në qarkun e Fierit. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se mes 10 të infektuarve në Fier janë një burrë e një grua, pronarë të një kopshti privat.
Ndërsa, në Patos janë konfirmuar dy vatra të reja me koronavirus. Mësohet se dy të infektuarit janë një 40-vjeçar dhe një pensionist. Nuk dihet se nga ku mund ta kenë marrë virusin.
LEXO EDHE: Situata shqetësuese në dy spitalet Covid, rritet numri i të shtruarve me koronavirus
Situata e krijuar nga Covid-19 në vend vijon të jetë shqetësuese, gjatë 24 orëve të fundit ministria njoftoi 156 raste të reja dhe 5 humbje jete në dy spitalet Covid. /abcnews.al