Shtatë raste të reja me COVID-19 u konfirmuan ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.
Gazetari Aldo Kozarja tha për “ABC News” se ka rezultuar pozitiv me koronavirus një 60-vjeçar, anëtar i Dhomës së Avokatisë në Elbasan dhe se është një nga rastet e konfirmuara më parë.
Po ashtu mësohet se dy prej shtatë rasteve të konfirmuara janë vatra të reja ndërsa 4 rastet e tjera janë kontakte të mëparshme.