Dy vajzat e reja humbën jetën nga sfida në TikTok, familjarët padisin kompaninë: Investojnë në përmbajtje të rrezikshme

schedule10:09 - 6 Korrik, 2022

schedule 10:09 - 6 Korrik, 2022

Familjet e dy vajzave të reja që dyshohet se vdiqën si rezultat i një sfide virale TikTok kanë paditur platformën e mediave sociale, duke pretenduar se algoritmet e saj “të rrezikshme” janë fajtorë për vdekjen e fëmijëve të tyre.

Prindërit e dy vajzave që vdiqën në një të vitit 2021 në TikTok, e cila inkurajoi përdoruesit të mbajnë frymën deri sa të humbin ndjenjat, ngritën një padi në gjykatën e lartë të qarkut të Los Anxhelosit.

Të përfaqësuar nga Qendra Juridike për Viktimat e Mediave Sociale (SMVLC), një burim ligjor për prindërit e fëmijëve të dëmtuar nga varësia dhe abuzimi në mediat sociale, ata pretendojnë se “algoritmi i rrezikshëm” i platformës i ka shtyrë me dashje dhe në mënyrë të përsëritur videot e sfidës në burimet e fëmijëve, duke i nxitur ata për të marrë pjesë në sfidën që përfundimisht mori jetën e tyre.

“TikTok duhet të mbajë përgjegjësi për nxitjen e përmbajtjes vdekjeprurëse për këto dy vajza të reja. TikTok ka investuar miliarda dollarë për të dizajnuar qëllimisht produkte që nxisin përmbajtje të rrezikshme që e di se është e rrezikshme dhe mund të rezultojë në vdekjen e përdoruesve të tij”, tha Matthew P Bergman, avokat themelues i SMVLC.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!