Dy transplantë veshke dhe luftë për jetën, historia e Edës dhe përballja me dializën

schedule09:13 - 14 Maj, 2024

schedule 09:13 - 14 Maj, 2024

Ekonomistja Eda, ka rrëfyer në “ABC e Mëngjesit”, në “ABC News”, problemet me sëmundjet, sakrificat dhe vendosmërinë për të ja dalë mbanë.

“Veshka ime e majtë kur unë jam diagnostifikuar më sëmundje, nuk kryente asnjë funksion. Kam qenë në moshë të re, 21 vjeç kur e kam mësuar këtë problem. Fillova të kisha temperaturë deri në 42 gradë, në Shqipëri më dhanë antibiotike, por vetëm e humbte funksionin. Ndërsa në Greqi më sugjeruan transplantin. Në operacion jam futur gjithë frikë, mjekët në Greqi më përgatitën për një transplant. Ishte mami ajo më të cilën u përshtata. Dhe kisha shumë frikë sepse mendoja mos i ndodhte diçka”, u shpreh ajo.

Sot ajo tregon se jeton në Francë gëzon shëndet të plotë, ndërsa u shpreh se operacioni i transplantit ishte shumë i vështirë dhe se ka përjetuar ndjesi të çuditshme.

Gjithashtu u shpreh se në transplantin e dytë nuk e di se kush ishte dhuruesi, dhe se ka qëndruar rreth 30 ditë pa gjumë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!